Kuvendi, seanca plenare; Paloka, mesazh urgjence strukturave të PD
Dhe menjëherë pas njoftimit për mbledhjen e seancës plenare ka reaguar kryetari i grupit të dorëhequr parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili përmes rrjeteve sociale e ka quajtur mbledhje në ilegalitet të një Kuvendi ilegal.
“Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17:00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak…”, shkruan Paloka.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh me urgjencë për strukturat e saj, për t’u organizuar për një protestë përpara Parlamentit në orën 16:30.
“Sot në orën 17:00 ka seancë parlamentare. Merrni masa për prani maksimale të strukturës në orën 16:30 para Parlamentit”, shkruhet në mesazhin drejtuar strukturave.
Fraksion.com