Ja si dukej Ilda Bejleri në fillimet e karrierës
Gazetarja sportive Ilda Bejleri është një ndër më të komentuarat të ekranit, kryesisht për shkak të ekstravagancës që e karakterizon por edhe kuriozitetit që provokon jeta e saj private.
Blogeri Olti Curri ka vendosur së fundmi të ndajë me ndjekësit një imazh tjetër të Ildës, ku shihet shumë më pranë natyralitetit sesa në ditët e sotme.
Mbi videon e publikuar në “Insta Story”, ku Ilda duket së bashku me gazetaren Elona Duro, Curri shkruan: “Para 17 vjetësh, para se të hapej Folie Marine. Gocat mësonin notin në pishinë…Vetëm “Gishto” nuk mësoi notin. S’ka gjë se mësoi cigaren.”
Nostalgjik sikurse shfaqet herë pas here, Olti i është rikthyer një reklame të bërë në vitin 2002 ku personazhi “Gishto” njoftonte për listat e zgjedhësve.