Pak ditë më parë rrjeti u “trondit” nga një foto ku dukeshin të pasmet bombastike të një vajze nga dritarja e një hoteli luksoz në Tiranë.
Perdet e hapura duket se i kishin lejuar personit që realizoi foton, të shihte një modele thuajse të zhveshur në kryerjen e një seti fotografik shumë seksual.
Shumë emra u aluduan si “pronare” të të pasmeve seksi në foton që bëri xhiron e rrjetit, madje me humor u supozua se mund të ishte edhe e dashura e ndonjë politikani, apo vetë dikush nga politikanet e sotme, e kapur “mat” në një moment të papërshtatshëm.
Por gjithçka është sqaruar ditën e sotme, kur modelja Emi Canaj ka reaguar në Instagram duke publikuar foto e setit më të fundit fotografik, ku tregon se ishin të pasmet e saj që u “kapën mat” nga publiku.
Edhe vetë detajet e fotove të publikuara prej saj, nuk lënë vend për dyshime.