Haradinaj i përgjigjet paralajmërimit të Thaçit për dorëheqje
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar paralajmërimin e Presidentit Hashim Thaçi, se nëse nuk përkrahet nga Kuvendi marrëveshja me Serbinë për bashkimin e Preshevës, do të jap dorëheqje. Haradinaj ka thënë se Kushtetuta nuk lejon që të ketë pretendime territoriale.
Shefi i ekzekutivit thotë se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Presidenti Thaçi, kur ka paralajmëruar dorëheqjen, sepse Kosova nuk mund të ketë pretendime të territorit të një shteti tjetër.
“Nuk e di në çfarë konteksti e ka shpjeguar Presidenti bashkimin e Luginës, por ne me kushtetutë nuk mund të kemi pretendime për territor të vendeve të tjera dhe as nuk mund të ofrojmë territor për të na njohur Serbia”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.
Ai ka shtuar se nëse i kërkohet Kosovës të jap territor në këmbim të marrjes së njohjes nga Serbia.
“Nëse duhet të japin territor për të na njohur, atëherë ne mundemi edhe pa marrëveshje”, është shprehur Haradinaj./Express
Fraksion.com