AktualitetPolitikëTë fundit

Djegja e mandateve, Soreca: Situatë e paqartë; Dhuna nuk është e mirë për Shqipërinë

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca paralajmëron se situata politike në Shqipërisë, mund të zgjasë më shumë nga ç’mund të jetë menduar.

Ai ka komentuar situatën pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e opozitës. “Javën e kaluar thashë që vendimi për të djegur mandatet mund të krijonte një moment paqartësie, dhe do të duhet kohë përpara se të vijë kjo siguri nga KQZ  dhe KQZ do t’i duhet kohë më shumë se ç’kemi menduar. Prandaj kemi thënë që djegia e mandateve do të ishte kundër prodhuese për demokracinë.”

Soreca ka dhe një apel për protestën sot. “Ne presim që çdo protestë të jetë e paqtë dhe pa dhunë pasi nuk është e mirë për Shqipërinë  dhe reputacionin e saj”.

 

Fraksion.com