Life StyleTë fundit

Ariana Grande rikthehet në Manchester, dy vite pas sulmit terrorist

Ariana Grande do performojë në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i vitit 2017.

Këngëtarja do kryesojë Manchester Pride në gusht.

Të paktën 22 persona vdiqën nga sulmi kamikaz pas performancës së Grandes në Manchester Arena në maj 2017.

Dhe ylli amerikan i popit do rikthehet në qytet për të performuar për eventin e  LGBT+ në një depo të vjetër hekurudhore me kapacitet prej 9000 personash më 25 gusht të këtij viti.

Aktualisht 25-vjeçarja mban vendin e parë dhe të dytë në tabelat britanike. Gjithashtu edhe albumi i saj qëndron në vendin e parë.

Ajo më parë tregoi se do të luante një “shfaqje speciale” në Manchester, si pjesë e turneut të saj të ardhshëm botëror, por nuk tregoi detajet.

Koncerti i Pride në Mayfield Depot ka të ngjarë të jetë një kthim emocional i Grande në qytet, dy vjet pas sulmit të Manchester Arena.