Tensionet trajner-portier: Protagonistët i shuajnë vet polemikat te Chelsea
Tensioni mes Kepës dhe Maurizio Sarrit, në minutat e fundit të kohës shtesë në finalen e Kupës së Ligës mes Chelseat dhe Manchester Cityt, është episodi për të cilin u fol shumë në Angli pas përfundimit të sfidës.
“Mendova se Kepa kishte një problem dhe se nuk ishte më në gjendje që të luante. Por më pas mjeku i skuadrës më shpjegoi gjithçka”, tha Sarri.
Ndërkohë, edhe vet Kepa foli në lidhje me këtë incident, duke konfirmuar versionin e trajnerit të tij.
“Dua të sqaroj se, në asnjë moment nuk e mendova mosbindjen ndaj trajnerit tim. Mendoj se ishte një keqkuptim, në një moment tensioni gjatë një sfide finale. Sarri mendoi se nuk isha më në gjendje që të luaja, kurse synimi im ishte t’i shpjegoja se isha mirë fizikisht”, tha Kepa.
Ndërkohë, Chelsea ka konfirmuar trajnerin italian në pankinë, të paktën edhe për ndeshjen e radhës së skuadrës londineze, që është ajo në Europa League me Malmon, sfidën e parë me të cilën e ka fituar me rezultatin 3-0.