Shekerinska – Xhaçka: Maqedonia në NATO, nënkupton rajon më të sigurt
Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, uroi Ministren Xhaçka për shënimin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se ndjehet mirë që faktori politik dhe qytetar shqiptar në Maqedoni, ka luajtur rol konstruktiv për arritjet e fundit të vendit. Ajo shtoi se me Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për gjuhët, u dëshmua lidership i guximshëm dhe vizionar.
Nga sot i gjithë rajoni do të jetë më i sigurt, me më shumë stabilitet dhe unë jam e bindur që të gjithë së bashku do të mund të shohim drejtë të ardhshmes me më shumë optimizëm. Shqipëria e ka parë gjithmonë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut si një nga kushtet kryesore për të garantuar sigurinë e rajonit – u shpreh Olta Xhaçka, ministre e mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë vizitës zyrtare në vend, ministra e mbrojtjes Olta Xhaçka, ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri./Alsat
Fraksion.com