AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon mbledhja e opozitës; Shehi zbardh vendimet

Ka përfunduar takimi që ka nisur në mesditë në selinë e PD-së, ku janë parë të hyjnë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga Petrit Vasili, kreu i LZHK-se, Dash Shehi dhe aleatët e tjerë të Bashës.

Takimi vjen ndërkohë qe opozita ka hequr dorë nga mandatet parlamentare dhe kur Basha ka njoftuar mbajtjen e tri protestave së afermi me qellim largimin e Rames dhe qeverise se tij dhe krijimin e nje qeverie kalimtare per t’i hapur rruge zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa në një deklaratë për media kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se u diskutua për vijim e protestave dhe se çfarë do të bëjë opozita tashmë e në vijim.

Ai u shpreh ndër të tjera se opozita do të bëjë atë çfarë populli do, për “ta kthyer vendin në binarët europianë”.

Më pas kreu i LZHK-së,  Dashamir Shehi tha se “Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.”

Pyetjes nëse ka një skenar për tërheqje të të zgjedhurve lokalë ai iu përgjigj se  “Nuk e kemi disktuar këtë punë. Këto do të diskutohen pas datës 16. Të jeni të sigurtë që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Në të gjitha institucionet, në të gjithë hapësirën shoqërore, politike dhe ndërkombëtare. Këtë do e përcaktojmë pas datës 16 mars kur do të jetë dhe protesta e madhe.”

 

Fraksion.com