AktualitetBota+Të fundit

OKB: Numri i viktikave civile në Afganistan më i larti në 10 vjetët e fundit

Kombet e Bashkuara thonë se konflikti i armatosur në Afganistan shkaktoi vdekjen e mbi 3800 civilëve, përfshirë 927 fëmijë, numri më i lartë i viktimave civile, shënuar gjatë 10 vjetëve të kaluara.

Dhuna e intensifikuar, la të plagosur afro 7200 civilë dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve dhe të plagosurve u rrit 5 për qind në vitin 2018, sipas një raporti të ri të bërë publik të dielën nga Misioni i OKB-së në Afganistan.

Sipas raportit, rritja e konsiderueshme e kësaj shifre i atribuohet sulmeve vetëvrasëse të degës lokale të ISIS-it, të njohur si Provinca e Khorasanit, si edhe rrezikut që u kanoset civilëve nga operacionet ajrore dhe të kërkimit nga forcat pro-qeveritare.

Raporti citon Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet të thotë se fakti që “numri i fëmijëve të vrarë këtë vit është më i larti i regjistruar ndonjëherë, është veçanërisht tronditës”.

 

Fraksion.com