OKB: Ksenofobia dhe racizmi kanë shënuar rritje
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar rritjen e jashtëzakonshme të “ksenofobisë, racizmit dhe jotolerencës” duke thënë se të drejtat e njeriut në botë kanë shënuar rënie.
Guterres e hapi takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke paralajmëruar se në shënjestër janë kryesisht gazetarët dhe aktivistët.
Ai deklaroi se është i shqetësuar me pabarazinë ekonomike si dhë tërhoqi vërejtjen për keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave që mbledhin kompanitë e teknologjisë përmes identifikimit të tipareve të fytyrës.
Kohë më parë Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se kundërshtarët e globalizmit nuk duhet të cilësohen “nacionalistë dhe populistë, apo çfarëdo tjetër”, por duhet treguar atyre se ende ekziston përkujdesje.
Sekretari i Përgjithshëm, vlerësoi se pasiguria në lidhje me humbjen e vendeve të punës dhe të jetesës kërkon më shumë vëmendje.
“Për shumë vite, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet politike i kanë anashkaluar këta njerëz”, tha Guterres.
Fraksion.com