Ngricat dhe dëbora, ARRSH: Të gjitha akse të kalueshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akse janë të kalueshme pa probleme, si dhe raporton situatën në vend dhe gjendjen e akseve kryesore të vendit.
Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.
“Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)”, shprehet ARRSH.
Fraksion.com