Lista zyrtare e 337 themeluesve të PD-së ’90: Pse i eleminoi Sali Berisha 100% të tyre?
Nga Kreshnik Spahiu
Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqësues të fakultetit Shkencave Politike-juridike.
Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa:
1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demostratat ishin inspiruar nga agjentë serbë të UDB,
2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studentëve.
Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janë spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen.
Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetëra herë po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar. Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht.
Nuk e krijoi ai, madje për kujtesë të miliona shqiptarve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist.
E mori kontrollin dhe shfarosi çdokënd duke shkruar vetë historinë.
Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besoj por sot s’do të bëj asnjë koment sepse fakti me domumente që po publikoj flet vetë.
Sali Berisha i eleminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputetë dhe as anëtarë kryesie të PD me përjashtim të një emri. Ai quhet Sali Berisha.
Eleminoi gradualisht të gjithë:
Abdi Baletën
Petrit Kalakullën
Ridvan Peshkopinë
Uran Butkën
Tomor Dostin
Tomor Malasin
Azem Hajdarin
Zenel Hoxhën
Aleksandër Meksin
…..:. dhe 337
Dikush do thotë: ‘Edhe këta nuk ishin burra të mirë’.
Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqinj dhe vetëm Berisha ishte burrë.
Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në pritë dhe u ngull thikën pas shpine të gjithë miqve.
Asnjëri nuk është sot në Parlament.
Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eleminoi Sali Berisha.
Fraksion.com