KLP: Arësyeja pse s’mund ta hetojmë Arta Markun
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i përgjigjet letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, për shkak se ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi, i cili figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Sipas Ibrahimit, “e drejta për nisjen e procedimit disiplinor për kryeprokuroren e Republikës i takon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë”, një institucion që nuk është ngritur ende.
“Procedimet disiplinore shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit, deri në përfundim të mandatit. Dispozitat tranzitore nuk e parashikojnë se cili institucion e ushtron kompetencën deri në krijimin e ILD-së”, tha Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së.
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike e akuzuan Arta Markun se ka shkelur ligjin me mosverifikimin e kandidatëve për në KLP, duke iu referuar këtu rastit të Bujar Sheshit.
Fraksion.com