Kim Jong Un shkon me tren të blinduar në takimin me Trump
Pushtetmbajtësi koreanoverior, Kim Jong Un kryen 4.500 kilometra rrugë me tren të blinduar për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump këtë javë në Vietnam. Me avion udhëtimi do të zgjaste 5 orë.
Në gjurmët e babait
Pushtetmbajtësi Kim Jong Un edhe udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit në mars të vitit të kaluar në Kinë e kreu me tren. Një tren i blinduar, të cilin e ka përdorur edhe babai i tij, Kin Jon Il në dhjetor 2011 në udhëtimet e tij në Kinë dhe Rusi. Para samitit, Kim Jong Un pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Vietnam. Siç ka bërë të ditur Ministria e Jashtme në Hanoi, Kim në „ditët e ardhshme” pritet në Vietnam, por nuk u dha asnjë njoftim më i saktë.
Të mërkurën dhe të enjten, në qendër të takimit me presidentin amerikan, Donald Trump janë çarmatimi atomik i Koresë së Veriut dhe shpërblimet që do të ofrojë Uashingtoni. Në samitin e parë në Singapor në qershor, Kim kishte ofruar parimisht gatishmërinë për „çarmatimin e plotë nuklear”, por nuk u bënë marrëveshje konkrete se si do të kryhet shkatërrimi i arsenalit atomike Presidenti amerikan ndodhet nën presion kohor, pasi ai duhet t’i paraqesë kongresit rezultate konkrete./DW
Fraksion.com