AktualitetTë fundit

Gjirokastër, plagoset rëndë bariu, dyshohet të ketë shkelur në minë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë, teksa ka qenë duke ruajtur gjedhët në kullotën e quajtur “Hani” në Subash të Gjirokastrës.
Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse, e cila nuk dihet ende nëse zotërohej prej të plagosurit, apo ka qenë e groposur në terrenin e kullotës.

I plagosuri, i identifikuar si Vitjan Lluka, 26 vjeç, është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nëpëmjet një helikopteri, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Një grup hetimor, ndërkohë, ka nisur punën në bashkëpunim me prokurorinë për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Fraksion.com