AktualitetPolitikëTë fundit

Dy pamjet, Rama: Kur ata e lanë pushtetin dhe kur ne jemi ende në mes të punës

Kryeministri Edi Rama sjell pamje që ilustrojnë transformimin rrënjësor të Qendrave Shëndetësore, të cilat tashmë janë të pajisura edhe me mjetet dhe aparaturat më bashkëkohore.

Ai sjell “dy pamjet e dy qeverisjeve të sistemit shëndetësor në dy kohë të ndryshme, duke ju lënë ta bëni vetë dallimin mes momentit kur ata e lanë pushtetin pas shumë vitesh dhe momentit kur ne jemi ende në mes të punës, ju uroj një javë të mbarë”, thotë Kryeministri së bashku me urimin e tij mirëmëngjes në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Investimet e qeverisë kanë transformuar Qendrat Shëndetësore në mbarë vendin duke ofruar kushte më të mira për pacientët dhe stafin e mjekëve.

Qeveria ka nisur Programin Kombëtar për rindërtimin e 300 Qendrave Shëndetësore në mbarë vendin deri në fund të këtij mandati qeverisës.

Për shumë qytetarë efektet e zbatimit të këtij programi, në kuadër të të cilit po investohet edhe në zonat më të thella, janë të prekshme

 

Postimi i z Rama:

 

MIRËMËNGJES😃

dhe me dy pamjet e dy qeverisjeve të sistemit shëndetësor në dy kohë të ndryshme, duke ju lënë ta bëni vetë dallimin mes momentit kur ata e lanë pushtetin pas shumë vitesh dhe momentit kur ne jemi ende në mes të punës, ju uroj një javë të mbarë 😊

 

Fraksion.com