Trump letër për Tsipras e Zaev; I përgëzon për marrëveshjen e Prespës
Ndërsa në letrën dërguar kryeministrit Zoran Zaev, ai shprehet se bëhet fjalë për një prej arritjeve më historike në Ballkan, prej Marrëveshjes së Dejtonit.
Ndërkohë reagime kanë shkaktuar edhe njëherë deklaratat e ish ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, që vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen e Prespës duke fyer publikisht fuqinë ushtarake jo vetëm të fqinjit verior të Greqisë, por edhe të Shqipërisë.
“Forcat e armatosura greke nuk ndjejnë ndonjë kërcënim nga dikush. As shqiptarët nuk mund të kërcënojnë Greqinë, as Shkupi. Madje Shkupi është një punë 20-minutëshe, nëse vendos një brigadë tankesh për të kaluar atje, ajo do të arrijë në anën tjetër të vendit, do të arrijë në Serbi”, tha ish ministri grek i Mbrojtjes.
Kammenos vazhdon të akuzojë ish ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias, që ka vepruar nën rrogoz përsa i përket marrëveshjes së Prespës, ndërsa konsideron se kryeministri Tsipras është fajtor për këtë dhe ndjehet i tradhtuar prej tij, qe i ka marrë edhe disa deputetë gjatë përpjekjes për miratimin e kësaj marrëveshjeje në parlament.
Fraksion.com