Rama, studentëve: Sa kazanë duhen për të punësuar gjithë këta gazetarë?
Gjatë një takimi me studentët në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama tha se gazetaria është një profesion që nuk ofron mundësi punësimi.
Ai iu referua rastit të Universitetit të Elbasanit, ku vetëm në vitin e parë të tij janë 100 studentë që studiojnë për gazetari.
Rama ngriti pyetjen sa kazanë duhen për të punësuar gjithë ata?! Ai la të kuptohet se mundësia e punësimit është gati zero, duke sulmuar edhe njëherë median.
Fraksion.com