Në PD nis mbledhja e dorëheqjeve të kandidatëve
Menjëherë pasi la mandatin e deputetit Lulzim Basha udhëtoi drejt Vjenës. Në rrjetet sociale u shpërnda një video e kyetarit demokrat në aeroport me Shkëlzen Berishën.
Basha qëndroi pak ore ne Vjene dhe u kthye ne tirane sepse pasditen e se premtes kishte thirrur kryesine e pd per aksionin opozitar ne vijim. Top channel meson se në selinë e Partisë Demokratike ka nisur marrja e deklarimeve te kandidateve pauses ne listat e PD të cilët nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit qe lane koleget e tyre. Edhe pse ka nje vendim politik te Këshillit Kombetar, procesi po ecën me ngadalë se sa dorëheqjet kolektive te deputeteve.
Në mungesë të Bashës në Tiranë Sali Berisha reagoi për ndërkombëtarët të cilët në bllok dolën kundër vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet.
“I mirekuptoj miqtë ndërkombëtarët. E di që nuk e kanë për keq,. Por I ftoj të s vijnë këtu të shohin një realitet krejt ndryshe nga sa lexojnë në dosje”, tha Berisha.
Pas 28 vitesh, Sali berisha nuk do të ketë mandat deputeti. Ish Kryeministri kishte një përgjigje për të gjithë ata që e lidhin lënien e mandatit me frikën nga SPAK.
“Të kesh iminuteit dhe të mos kesh, është si dita me natën. Ftoj ata te lënë mandatet dhe të barazohemi. Kjo është marrëzi”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh i sigurt se djegia e mandateve nuk do te përkthehet në bojkot të zgjedhjeve.
“Po përgatitemi fuqishëm, por zgjedhje me Edi Ramën s’do ketë. I bej thirrje socialistëve të largojnë Edi Ramën ndryshe do ndëshkohet në mënyrën me të keqe”, tha tha Berisha.
Fraksion.com