AktualitetTë fundit

Ndërtimi i TEC-it në Korçë; Bashkia: Nëse ndot nuk e lejojmë

Projekti për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korçës, shumë afër zonës së banuar përveç shqetësimit të ambientalistëve sa i takon ndotjes që shkakton në mjedis ka sjellë edhe reagimin e instancave.
Projekti, ka marrë statusin e investitorit strategjik me kusht vitin e kaluar ndërsa kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, ka deklaruar se firma ende nuk ka paraqitur një studim për ngrohjen e qytetit.

Ai ka kërkuar që fillimisht të paraqitet studimi që do të sigurojë ngrohjen për qytetarët dhe më pas do të analizojë nivelin e ndotjes për të vendosur nëse do të ndërtohet apo jo ky TEC.

Sakaq edhe për prefektin e Korçës kompania duhet të garantojë parametrat e pranueshëm mjedisorë sipas standardeve të kërkuara dhe pas daljes së raportit përfundimtar të firmës janë duke u shqyrtuar të gjitha këto kritere që duhen përmbushur.

TEC në Korçë parashikohet të ndërtohet në afërsi të impiantit të ujërave të përdorura ndërsa është kundërshtuar nga ambientalistët pasi rrezikon t’i shkaktojë Korçës ndotje mjedisore në nivele të larta. Ky TEC ende një projekt ide parashikohet qe te përdorë gazin e TAP si lende djegëse.

 

Fraksion.com