AktualitetTë fundit

KLP nuk e rrëzon e shkarkon Arta Markun: Jashtë kompetencave tona!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se nuk është në kompetencën e tij shkarkimi i Arta Markut.

Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa e opozitës ka natyrë adiministrative dhe është jashtë kompetencave të KLP.

KLP u mblodh sot (22 shkurt) për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Markut.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.

Sipas padisë, “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

Gjithashtu u shqyrtua dhe komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe  Vitjuna Mata

Ne rend dite është edhe projektvendimi për pozicionin e kreut e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

KLP vendosi Altin Dumanin si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda.

 

Fraksion.com