AktualitetTë fundit

KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës paraditen e së premtes, pa praninë e mediave. Në mbledhjen, e cila zhvillohet vetëm një ditë pas mbylljes së afateve ligjore të aplikimeve për në SPAK, janë miratuar komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP.
Bëhet e ditur se janë miratuar unanimisht komandimi i 6 këshilltareve pranë KLP, të cilët janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.

“Këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cënojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë”, mësohet të jetë shprehur kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

 

Fraksion.com