AktualitetPolitikëTë fundit

Gazetari Bolino: PS dhe LIBRA-s i janë vjedhur vota në 2017

Gazetari Karo Bolino, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka denoncuar disa raste sipas tij të vjedhjes së votave që i janë bërë Partisë Socialiste dhe Partisë LIBRA.

Në një debat televiziv me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Bolino tha se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 janë paraqitur tre raste të tilla.

“Ju folët për zgjedhjet e vjedhura, unë jam manjak tek të dhënat, dokumentet, faktet: unë e kam lexuar me kujdes raportin e OSBE-ODHIR-it për zgjedhjet, të cilët janë arbitër për çdo zgjedhje në botë. Në zgjedhjet e 2017-ës ka pasur vetëm 3 ankesa. PD, PS, PDIU kanë bërë tre ankesa, KQZ ka rrëzuar ankesat e PD dhe ka çuar në gjykatë e prokurori 70 komisionerë, që kanë vjedhur votat e PS e LIBRA-s në Tiranë. Akuzat që kanë nxjerr PS e PDIU janë vërtetuar nga KQZ te PD dhe kanë shkuar në prokurori”,  tha Bolino.

 

Fraksion.com