Delegacioni i PE ‘zbarkon’ në Tiranë
Pas aktit kur opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve në Tiranë do të vijë një delegacion i komisionit të jashtëm i Parlamentit Europian.
Burime pohuan se delegacioni i deputetëve europianë pritet të mbërrijë në Shqipëri pasditen e 27 shkurtit.
Deputetët e PE do të zhvillojnë takime me figurat kryesore politike në vend për të patur një panoramë më të qartë të situatë politike.
Po sipas të njëjtave burime delegacioni i komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian do të ketë një deklaratë të përbashkët për mediat në përfundim të vizitës zyrtare në Tiranë.
Për herë të parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri, partitë opozitare morën një vendim të paprecedentë, atë të djegies së mandateve.
Fraksion.com