AktualitetTë fundit

Vazhdojnë shkeljet në Tomor; Gjobat dhe kontrollet nuk sprapsin aktivitetin e paligjshëm

Në malin e Tomorrit vazhdon puna e guroreve edhe pse aktiviteti u pezullua nga ministria e Mjedisit.

Në Novaj ushtronin aktivitetin e tyre 13 subjekte të liçensuara.

Por puna në parkun kombëtar u pezullua dhe vazhdojnë kontrollet dhe gjobitja.

Megjithë kontrollet e vazhdueshme pranë këtyre zonave ka ende subjekte të cilat në mënyrë të fshehur ushtrojnë aktivitetin e tyre duke ndërhyre dhe dëmtuar “Parkun kombëtar në malin e Tomorrit”./TCH

 

Fraksion.com