AktualitetBota+Të fundit

Vazhdojnë operacionet e aleatëve të SHBA kundër mbetjeve të ISIS

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë transferuar një grup luftëtarësh të Shtetit Islamik tek autoritetet në Irak ndërsa pritet të nisin një operacion për “pastrimin” e zonës së fundit në Siri ende nën kontrollin e grupit militant.

Transferimi i luftëtarëve ISIS-it vjen pasi Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët thyen një bllokim të militantëve që qëndrojnë ende të fshehur në fshatin Baghuz. Ata ia dolën të lirojnë qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas dëshmitarëve një autokolonë u largua nga enklava e fundit e Shtetit Islamik, duke transportuar me qindra njerëz. Të paktën dy prej kamionëve transportonin luftëtarë të dorëzuar të ISIS-it.

Deri në fund të javës forcat kurde parashikojnë një disfatë të plotë të militantëve të shtetit Islamik në Siri.

 

Fraksion.com