AktualitetBota+Të fundit

SHBA, Oficeri i Rojes Bregdetare nën akuza për komplot terrorist

Një oficer i Rojës Bregdetare amerikane pritet të paraqitet në gjykatë të enjten pasi prokurorët federalë dyshojnë se ai ka grumbulluar armë me qëllimin për të kryer një akt terrorizmi të brendshëm të pashembullt shoqëruar me vrasje masive.

Policia arrestoi Christopher Paul Hasson-in javën e kaluar lidhur me akuzat për posedim droge dhe armësh. Në apartamentin e tij në periferi të Uashingtonit u gjet një sasi e madhe armësh, municionesh e droge.

Hetuesit gjetën gjithashtu dokumente të cilat dyshohet të provojnë se Hasson po planifikonte atë që është cilësuar “dhunë e përqëndruar” me dëshirën për të “krijuar një atdhe të bardhë”.

Hetuesit gjetën dhe një listë politikanësh liberalë që Hasson-i synonte të vriste, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi si dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit Chuck Schumer.

Në listë kishte edhe personalite të televizioneve kabllorë.

Në seancën e së enjtes që lidhet me lirimin me kusht të Hasson-it duke paguar një garanci financiare, prokurorët federalë pritet të kërkojnë mbatjen e tij në burg, deri në fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij.

 

Fraksion.com