Protestuesit krijojnë kordon para policëve
Protesta e opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë nuk ka nisur ende zyrtarisht, edhe pse një numër i madh njerëzish janë mbledhur atje tashmë, ndërsa institucioni më i rëndësishëm i Republikës sonë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.
Të paktën nga sa bëhet e ditur, për të shmangur përplasjet e mundshme apo provokimet me efektivët, një grup të rinjsh të Partisë Demokratike të pajisur me shirita të bardhë në krah, ka krijuar kordonin e vet të sigurisë paralelisht me forcat e policisë, teksa shprehen se janë kundër dhunës e pro paqes.
Ndërkohë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet ende në selinë blu, teksa po zhvillon një takim me deputetët që kanë firmosur dorëzimin e mandatit, në pritje të protestuesve nga rrethet për të dalë të gjithë bashkë në protestë.
Nga sa raportohet nga selia blu, mundet që deputetët të japin nga një mesazh të shkurtër para protestës.
Top Channel
Fraksion.com