Protestuesit hedhin shashka drejt parlamentit
Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë sot kundër qeverisë. Të vendosur para parlamentit, ndonëse seanca plenare u anulua, atakërkojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Deputetët e partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur mes protestuesve dhe kanë dorëzuar publikisht mandatet duke thënë se ia dorëzojnë popullit dhe qytetarëve.
Por ndonëse nuk ka episode dhune, raportohet se protestuesit kanë hedhur shashka e flakadanë në oborrin e parlamentit. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën duke krijuar disa kordonë. Mes protestuesve ndodhen edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Fraksion.com