Protesta e opozitës; Kordon policor para parlamentit
Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi që parashikohet të nisë rreth orës 10:00 do të mbahet para parlamentit.
Nisur nga paralajmërimet forca të shumta policie ndodhen rreth parlamentit, ku 1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit. Garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.
Mësohet se tashmë është formuar kordoni i policisë përgjatë parlamentit. Po kështu është bllokuar pedonalia për këmbësorët dhe qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush”. Një tjetër detaj është dhe saldimi i derës që lidh selinë e PD-së me parlamentin.
Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.
Policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.
Fraksion.com