Protesta, Braçe: Dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë; Qetësi, durim, ligj
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe bëri sot apel për qetësi, durim dhe ligj.
Braçe shprehet se dy hapat pas që nuk do të bëjë kurrë qeveria, janë demokracia, liria, vota e qytetarëve dhe reforma në drejtësi.
“Gjithçka për demokracinë, lirinë, votën e qytetarëve dhe ligjin në këtë vend. Gjithçka për drejtësinë e re, funksionale e të barabartë për të gjithë! Ose të barabartë si qytetarë në të drejta e para ligjit, ose pabarazia do vijojë të shkatërrojë demokracinë. Qetësi, Durim, Ligj sot”, thekson Braçe.
Zëvendëskryeministri Braçe shprehet gjithashtu se “dy hapa pas nuk do i bëjmë kurrë. I pari asnjë cm pas nga demokracia, liria, vota e qytetarëve dhe ligji. Pa to sistemi demokratik bie. I dyti asnjë cm pas nga reforma në drejtësi. Drejtësia e re e njëjtë për të gjithë; të fortë politikë, të fortë biznesi, të fortë rrugësh”.
Fraksion.com