AktualitetKosovaTë fundit

Prokuroria e specializuar e fton në Hagë Blerim Kuçin e AAK-së

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka marrë ftesën për t’u paraqitur pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuqi, përmes një komunikate për media, ku ka treguar se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

“Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, me datë 12 mars 2019.

Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese.

Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhen përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri më tash, do të dështojë.

Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin publik, është kaq sa thashë më sipër”, ka shkruar Kuçi.

Fraksion.com