AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita proteston; Rama takon Ruçin në kryesinë e Kuvendit

Në kohën që deputetet e opozitës morën të gjithë fjalën një për një para protestuesve tek parlamenti, kryeministri Rama ka shkuar në kryesinë e Kuvendit për të takuar Gramoz Rucin.

Fillimisht u përfol se kreu i qeverisë do të udhëtonte për një aktivitet drejt Gjirokastrës paraditen e kësaj të enjte.

Takimi i kryeministrit me kreun e kuvendit, vjen një ditë pasi Ruçi vendosi të dëgjojë zërin e ndërkombëtarëve për të anuluar seancën parlamentare nga frika e dhunës së mundshme të protestuesve në ambientet e këtij institucioni, siç ndodhi në Maqedoni pak kohë më parë.

Në një interviste dhënë për mediat italiane pak orë para protestës, Rama tha se PD ka kërcënuar me djegien e parlamentit.

 

Fraksion.com