Monika Kryemadhi për Lefter Kokën: Ne demokraci, çdo njeri bën atë që do
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar për herë të parë refuzimin e deputetit të LSI Lefter Koka për lënien e mandatit.
Në një prononcim për mediat para protestës ajo deklaroi: “Është zgjedhja e tij, prandaj kërkojmë demokraci. Në demokraci çdo njeri ka të drejtë të bëjë atë që do”.
Lidhur me protestën e sotme, Kryemadhi tha se e vetmja dhunë që po ushtrohet është ajo nga qeveria.
Fraksion.com