Ish-agjenti i FBI-së: Berisha ndikohet nga Putin, Shqipëria dhe Kosova në rrezik
Ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini ka komentuar protestën e opozitës në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rossini e cilëson këtë protestë si të ndikuar nga rusët, duke akuzuar për këtë drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Në Shqipëri po zhvillohen protesta, të thirrura nga Sali Berisha, i cili është nën ndikimin e rusëve.
Ai dhe familja e tij e kanë humbur pushtetin. Nëse Sali Berisha merr pushtetin, Putin do arrijë të depërtojnë në Kosovë dhe Shqipëri.
Kjo i hap rrugë Putin të ketë qasje mikpritëse në portin e Adriatikut”, shkruan Rossini.
Fraksion.com