AktualitetTë fundit

Heqja e mbrojtjes për ish kryeministrin Berisha: Reagon Garda e Republikës

Reagon Garda e Republikës pas lajmit për ndërprerjen e shërbimit mbrojtës për ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Garda duke cituar nenin 5 të Kushtetutës shpjegon se ka përfunduar afati për shërbimin e sigurisë ndaj Berishës, pasi zgjat vetëm 3 vite pas lënies së detyrës si kryeministër.

Kjo e fundit sqaron se Berishës i ka përfunduar afati që përfiton mbrojtje nga Garda.

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 ‘Për Gardën e Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, deklaron Garda e Republikës.

Garda e Republikës ka vendosur t’i heqë mbojtjen ish-kryeministrit Sali Berisha 6 vite pas humbjes së zgjedhjeve në 2013. Vendimi është bërë i ditur vetëm pak pas nisjes së protestës së opozitës.

Ndërkohë, ky vendim nuk është mirëpritur prej dy gardistëve Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, të cilët kanë vendosur dorëheqjen nga detyra.

 

Fraksion.com