Heqja e mbrojtjes ligjore, Berisha: Gjest hakmarrës i Ramës, ndihem më i fortë
Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar, vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen ligjore. Sipas ish-kryeministrit kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurt se kurrë mes qytetarëve.
“ Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë. Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës, por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër. Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë”, tha Berisha.
Fraksion.com