Djegia e mandateve nga këshilltarët e opozitës në bashki, Veliaj: Kanë dy vjet që s’vijnë; S’ka paralizë
Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar. Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”.
“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”, shkruan Veliaj.
Fraksion.com