Deputeti i LSI për Fleckenstein: Nuk kemi nevojë më për të!
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar pas komenteve të raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, i cili në një intervistë për DW tha se opozita nuk mund të presë zgjidhjen e problemeve nga BE.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahiu shkruan se: Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese. Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Fraksion.com