Deputetë që s’duan të lënë mandatin? Kryemadhi: Ta provojnë, të shohin ku do përfundojnë
Monika Kryemadhi, në përfundim të takimit që pati pas protestës së sotme me kryedemokratin Lulzim Basha, tha se sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.
E pyetur nëse ka deputetë të tjerë të LSI, përveç Lefter Kokës në listat që pasojnë deputetët aktualë të cilët mund ti bashkohen mazhorancës dhe nuk duan të lënë mandatin e deputetëit, Kryemadhi deklaroi se grupi teknik po punon, por nënvizoi se këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme.
“Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit”, tha në mbyllje kryetarja e LSI.
Fraksion.com