Denoncimi i deputetit: Zbrazen zyrat e bashkisë Kamëz
Deputeti i Parisë Socialiste Ulsi Manja denoncoi sot zbrazjen e zyrave të bashkisë Kamëz të cilat janë boshatisur në kohën që zhvillohet protesta e opozitës në Tiranë.
Deputeti Manja sjell pamje nga zyrat e pritjes së qytetarëve ku administrata e bashkisë është e gjitha në protestë.
“Zyra e pritjes së qytetarëve në bashkinë Kamëz, gjatë protestës!”, shprehet ai
Po ashtu, deputeti i PS-së, Ulsi Manja thekson se protestat e opozitës vijnë nga frika prej drejtësisë së re.
“Revolta e të tremburve nga Drejtësia e Re”, theksoi ai./atsh