AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha jashtë parlamentit, Braçe: U rrëzua edhe busti i dytë, drejtësi tani

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar dorëheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Braçe thotë se ky ishte një 20 shkurt i dytë, pasi sipas tij pas rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, dje u shemb dhe busti i dytë.

“20 shkurt sërish; Iku dhe busti i fundit! Sali Berisha me një makinë dhe dy duar të ndryshme, ikën nga Kuvendi! Por s’ka mbaruar akoma; Drejtësi tani”, shkruan Braçe në Instagram.

 

Fraksion.com