Basha: Rama është Maduro i Ballkanit, nuk pranojmë kryeministër
Kryedemokrati Lulzim Basha hodhi një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai e cilësoi Ramën si Maduron e Ballkanit.
“Me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Rama ik, Rama ik. E kërkojmë për vendin tonë, për Shqipërinë tonë.
Sytë e botës janë sot te ky shesh dhe nga ky shesh kërkojmë vlerat dhe parimet që keni për vendin tuaj
Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë protestë. Ne nuk jemi populli i dhunës, jemi populli i lirisë, i demokracisë, e ardhmja europiane e vendit. Nuk pranojmë më një kryeministër bandit, duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me mafiozët”, deklaroi Basha.
Fraksion.com