AktualitetPolitikëTë fundit

Basha para protestës: Sot bëjmë realitet djegien e mandateve

Në orën 9:40 kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Ai është pritur nga shumë simpatizantë, ndërsa në një prononcim për mediat ka thënë se rrethimi i parlamentit me gjemba dhe largimi i kryeministrit Edi Rama nga Tirana e kanë bërë që tani të suksesshme protestën.

Basha tha se sot është një ditë historike, pasi mandatet i kthehen popullit.

“Ky është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët në Ministrinë e Brendshme. Ne e dimë që Policia e Shtetit bëhet nga burra dhe gra të keqpaguar, paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendet e punës. Sot është një ditë historike, dita e parë kur mandatet i kthehen popullit. Sot parlamenti ka rënë, Edi Rama është arratisur nga Tirana. Edhe pa ardhur masa popullore, protesta duket qartë se ia ka arritur qëllimit. Parlamenti në mënyrë anti-ligjore ka mbyllur dyert. Qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur, që mbyllja e parlamentit, rrethimi me gjemba ushtarakë, dhe largimi i Edi Ramës të bëhet një gjë e përhershme”, u shpreh Basha.

 

Fraksion.com