Administrata në protestë; Mbyllen bashkitë Klos dhe Mat. Pak punonjës në Shkodër e Lezhë
Bashkitë e Klosit dhe e Matit u mbyllën këtë të enjte. Që nga kryetaret Basir Çupa dhe Nezir Rizvani e deri tek administrata e dy bashkive të së djathtës, të gjithë siç raportohet nga qytetarë kanë qenë në Tiranë në protestë.
Më në jug në një bashki të djathtë, atë të Mallakastrës interesimit të Top Channel iu përgjigjën se kryetari ishte me punë në terren, Top Channel mësoi se edhe Agron Kapllanaj nga radhët e PD, gjatë kësaj kohe ishte në Tiranë.
Edhe në Pogradec, kryetari i bashkisë Eduart Kapri ndodhej në Tiranë bashkë me zyrtarë të tjerë në momentin që kamera e Top Channel u lejua të filmojë në hyrje të institucionet.
Po ashtu edhe Fran Frrokaj kryetari i bashkisë Lezhë ishte në Tiranë.
Edhe pse zyrtarisht në bashkitë e tjera me kryetare nga radhët e opozitës thuhet se puna gjatë së enjtes vijoi normalisht, Top Channel mëson se pjesë të stafit nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Skrapar kanë qenë në Tiranë në protestë gjatë orarit zyrtar.
Fraksion.com