20 shkurt, Berisha dorëzoi mandatin, Spiropali: Datë e shënuar bustesh të rrëzuara
“Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite, që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si Kryeministri”, ka deklaruar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.
Por, tha Spiropali, “e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe, që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara”.
“Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali”, u shpreh Spiropali.
Fraksion.com