AktualitetTë fundit

SPAK: Prokurorët i përgjigjen thirrjes për të kandiduar

Prokurorët i përgjigjen thirrjes për të kandiduar në strukturën hetimor kundër korrupsionit në nivele të larta të quajtur SPAK. Sot për këtë institucion kanë paraqitur kandidimet disa prokurorë.

Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, Altin Dumani , Prokuror ne Prokurorinë e Apelit Tiranë, Enkeleda Osmani ( Xhengo), Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, Elida Kackini (Celami), Prokurore Pranë gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë dhe Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si dhe Maksim Sota, Prokuror ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë.

21 prokurorët kandidatë për në SPAK:
Arben Kraja
Anton Martini
Besnik Muçi
Behar Dibra
Besim Hajdarmataj
Dritan Prençi
Doloreza Musabelliu
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Klodian Braho
Shkëlzen Cena
Vladimir Mara
Fatmir Hoxhaj
Dorina Bejko
Vate Satka
Altin Dumani
Enkeleda Osmani
Elida Kackini
Enkeleda Millonai
Maksim Sota

 

Fraksion.com