AktualitetBota+Të funditTeknologji

Microsoft zgjeron ofrimin e shërbimeve për siguri politike

Kompania, Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë shërbimet e saj për siguri kiberbetike, AccountGuard, në 12 tregje të reja në Evropë, duke përfshirë, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, ashtu që të mbyllet hapësira e sigurisë, si dhe të mbrohen konsumatorët e fushës politike nga ndonjë sulm i këtij lloji.

Kjo kompani ka thënë së fundmi se ka vërejtur sulme, të cilat kanë ndodhur në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, duke shënjestruar punëtorët e Këshillit gjerman për Çështje të Jashtme dhe zyrat evropiane të Institutit Aspen.

Sulmet, që është thënë të kenë shënjestuar 104 llogari të punëtorëve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Poloni, Rumani dhe Serbi, besohet se kanë ardhur nga një grup i quajtur, Strontium.

Përndryshe, shërbimi, AccountGuard tani do ofrohet në Suedi, Danimarkë, Holandë, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Portugali dhe Sllovaki.

Pak para mbajtjes së zgjedhjeve të majit në Parlamentin Evropian, zyrtarët gjermanë janë duke tentuar të rrisin sigurinë kibenetike, në mënyrë që të pengojnë ndonjë ndërhyrje në të dhëna.

 

Fraksion.com