Bullgaria ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut; Talat Xhaferi mori pjesë në seancë
Parlamenti i Bullgarisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pro votuan 140 deputetë, ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë.
Kryetarja e Parlamentit bullgar Cveta Karajançeva tha se me ratifikimin e protokollit u dëshmua vullneti për zgjidhjen e kontesteve në rajon dhe kujdesi për sigurinë kolektive.
“Bashkë mund të kërkojmë zgjidhje dhe rrugë për prioritetet, të cilat Bullgaria veç më i shënoi në kohën e kryesimit të saj me Bashkimin Europian, për lidhje transportuese, për eurostrukturë të re, investime në energjetikë dhe turizëm” , theksoi Cveta Karajançeva, kryetare e Parlamentit të Bullgarisë
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi i cili mori pjesë në seancën e ratifikimit të protokolli falënderoi Bullgarinë për mbështetjen që i jep vendit për integrimin në BE.
“Jam i bindur se Bullgaria krahas nesh është garanci e fuqishme se edhe ne si shtet, por edhe i gjithë rajoni i Ballkanit do të qarkullojë në drejtimin e vërtetë i cili sjell paqe, stabilitet, avancim dhe mirëqenie”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Xhasferi takoi homologen e tij Cveta Karajançeva dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Pos Bullgarisë, protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO e kanë ratifikuar edhe Greqia, Shqipëria dhe Sllovenia.
Fraksion.com